Një muaj paraburgim për dy burra që sulmuan njëri-tjetrin

 

Sot është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve F.A dhe B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor”.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate ku thuhet se ”pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri F.A. më 20.05.2021, në Ferizaj, me mjet të rrezikshëm – thikë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit B.M., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje në mes vete me thikë e godet në krah dhe i shkakton lëndime trupore, ndërsa i pandehuri B.M. në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me një mjet të rrezikshëm shufër metalike, e godet në trup dhenë pjesën e fytyrës dhe i’a ka thyer dhëmbët të dëmtuarit F.A., dhe nga kjo i ka shkaktuar lëndime trupore”.

Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhepotencial, se po që se të njëjtit të gjendeshin në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button