Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për gjyqtarin Sali Berisha

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha pasi dyshohet se ka kërkuar 6 mijë euro, në lidhje me çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë. I dyshuari po ashtu është pezulluar edhe nga detyra e gjyqtarit./21Media