Gjykata vendosi në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Themelore

Gjykata vendosi në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet F.A për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm– Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale Dhuna në familje. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit F.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës K.D duke kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media