I pandehuri do të mbahet në paraburgim deri më 9 maj

I pandehuri do të mbahet në paraburgim deri më 9 maj

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit G. K., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes së rëndë.

“I pandehuri G. K. me 11 shkurt 2020, rreth orës 11:00 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij B. K. Në ditën kritike i pandehuri shkon në shtëpinë e të ndjerit, dhe pasi futet nga dera e kuzhinës gjuan me pistolete tre-katër (3-4) herë në drejtim të të ndjerit, i cili në ato momente gjendej i shtrirë në divan, duke biseduar në telefon. Pas kësaj ngjarje i pandehuri G. K. largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të shtëpisë së tij, për tu rikthyer në vendin e krimit pas shtatë-tetë (7-8) orësh, dhe pasi merr trupin e pajetë duke e tërhequr zvarrë me batanije, e nxjerr në oborr prapa shtëpisë, e mbulon me gjësende të ndryshme dhe i vë flakën. Me qëllim që të zhduk gjurmët, mbetjet dhe pjesë të kockave të të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në skaj të rrugës së lagjes.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 09 prill 2020 dhe do të zgjasë deri më 09 maj 2020./21Media