Të pandehurit L.M iu është caktuar masa e paraburgimit

Të pandehurit L.M iu është caktuar masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M  për shkak se ka shkaktuar aksident komunikacioni, si pasojë e të cilit ka vdekur një grua.

Të pandehurit L.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.22.10.2018 deri me dt.22.11.2018.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.M me dt.22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R, e si pasoj e së cilës tani e ndjera L.A kishte ndërruar jetë në QKUK, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Gjykata.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Ndërkohë, pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media