“Një ndër vizitat më emocionale të jetës time”, Hamza takoi Thaçin e Veselin në Hagë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka vizituar në Hagë, ish presidentin, Hashim Thaçin si dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin. Hamza e ka cilësuar këtë si një ndër vizitat me emocionale të jetës së tij.
“Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin. Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!”, ka thënë Hamza.
Ai ka treguar se gjatë vizitës që pati u çmallën e folën gjerë e gjatë për Kosovën.
“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamza në Facebook./21Media

Back to top button