Një nënkolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëlluar veten për vdekje. Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfrimuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj.

“Po mund ta konfirmojë rastin e vdekjes së pjestarit të FSK-së. Me rastin në fjalë është duke u marrur Policia e Kosovës”, ka thënë Arifaj.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti ka thënë se sot rreth orës 11:00 kanë marrë informacionin se një person është vetëplagosur me armë në një zonë malore dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pasi u dërgua në spital, u konfirmua se i njëjti ka vdekur.

“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Zahiti./21Media