S’ka raste të reja me COVID-19 në Gjilan,

S’ka raste të reja me COVID-19 në Gjilan,

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njofoti se se nga 33 mostrat e testuar në këtëkomunë, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuar negativë me Covid-19.

Haziri gjithashtu tregoi se lajmi tjetër i mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe sipas Hazirit llogaritet i shëruar.

“Nga 33 mostrat nga Gjilani, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithëkanë rezultuat negativë me Covid-19. Lajmi tjetër i mirë mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar. Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrorjte dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat”, shkroi Haziri në Facebook. /21Media