Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 9 pacientë me Covid-19. Prej tyre, gjashtë janë në gjendje stabile, ndërsa tre me oksigjenoterapi, ku njëri nga ta është në gjendje kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv.

Informacionet për RTV21 i konfirmoi drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila shtoi se në pritje të rezultateve janë katër raste.

Ndryshe, në Kosovë nga Covid-19 janë infektuar 1052 persona, 820 janë shëruar, ndërsa, 30 kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media