Një padi kundër Serbisë për gjenocid, por…

Kelmendi: Në fund të vitit të ardhshëm synojmë ta paraqesim padinë për gjenocid kundër Serbisë.-Miftaraj: Derisa nuk jemi pjesë e OKB dhe GJND ngritja e padisë nuk duhet të ndodh

Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngre padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit. Qeveria aktualisht po analizon punën e grupeve punuese të qeverive të mëhershme lidhur me mundësitë juridike për ngritje e kësaj padie kundër Serbisë.

Por, ekspertët juridik druajnë se Kosova mund të fitojë këtë betejë kundër shtetit serb, meqenëse Kosova aktualisht nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./21Media

Back to top button