Emri i blerësit nuk u bë i ditur

Emri i blerësit nuk u bë i ditur

Një palë syze të John Lennon u shitën 137.500 funta (rreth 165 mijë euro). Ylli i Beatles i kishte harruar syzet në ulëset e pasme të veturës të tipit Mercedes të muzikantit Ringo Starr, në vitin 1968, transmeton rtv21.tv

Ish-shoferi i Beatles është ai që i ka shitur ato në një ankand në Sotheby në Londër. U shpreh se ato nuk ishin dëmtuar.

“E pyeta John nëse do të më lejonte t’i rregulloja ato. Më tha të mos shqetësohem, sepse ishin vetëm për të parë”, u shpreh ai.

Herrin tha se nuk i ka rregulluar ato. Emri i blerësit nuk u bë i ditur./21Media