Një person sonte është gjetur i varur në litar, në Moglicë të Gjakovës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se patrulla policore me sherbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se ne fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtepi te pa banuar eshte një person i varur në litar. Personi i vdekur B.M është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare.”, ka bërë të ditur Gjurkaj për rtv21.tv

Lidhur me rastin, sipas Gjurkajt, është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme./21Media