Një person është gjetur sot paradite pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar për Kp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është e moshës 38 vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Zahiti ka shtuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.