Një person është gjetur i vdekur  në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se Policia ka marrë informatë rreth orës 18:40 se një person është hasur i shtrirë në tokë në rrugën “Mark Isaku”, dhe menjëherë njësia policore ka dalë në vendngjarje.

“Njësia policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendngjarje dhe raportohet se personi është pa shenja jete. Policia bashkë me kompetentët është duke ndermarr veprime të nevojshme për të sqaruar rrethanat tjera që mund të jenë relevante per rastin dhe sqarimin e plotë të tij”, ka thënë Hoxha./21Media