Pas tretmanit në spitalin rajonal u dërgua në QKUK

Pas tretmanit në spitalin rajonal u dërgua në QKUK

Një punëtor ndërtimi është lënduar nga energjia elektrike, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:35 në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan.

Sipas policisë në rrethana të panjohura viktima ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor

Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar./21Media