Një person i armatosur është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar” në të shtënat në konsullatën izraelite në Stamboll

Një person i armatosur është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar” pas të shtënave pranë konsullatës izraelite në Stamboll, thotë guvernatori i qytetit .

Dy oficerë policie janë plagosur dhe sulmuesit janë identifikuar, sipas ministrit të brendshëm të Turqisë – ai thotë se një i dyshuar ka “lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë”, shkruan  BBC, përcjell portali rtv21.tv

Një numër i madh policë janë në zonë, përfshirë oficerë të armatosur me rroba civile dhe ekipe ambulancash.

Ministria e Jashtme izraelite thotë se po shqyrton raportet për të shtënat dhe konfirmon se konsullata nuk kishte personel në kohën e incidentit.

Konsullata ndodhet në veri të Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë, dhe vjen në mes të tensioneve të larta rreth luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Back to top button