Një person vdiq sot nga arma e zjarrit në Hallaq të Lipjanit, ndërsa pesë persona mbetën të plagosur.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila informoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Sot rreth  orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një person nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”, deklaroi Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastn./21Media