Të tjerët jashtë rrezikut për jetë

Të tjerët jashtë rrezikut për jetë

Njëri prej tre të lënduarve nga aksidenti i djeshëm në Gjilan që janë duke trajtuar në QKUK është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Këtë e ka bërë të ditur sot për portalin rtv21.tv, Zëdhënësi në QKUK, Shpend Fazliu.

“3 personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torkale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa gjendje shëndetësore e të lënduarve të tjerë që po trajtohen në Spitalin e Gjilanit është stabile. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Nisret Hajrullahu, drejtor klinik në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit.

“Gjendja e të gjithë të aksidentuarve që janë hospitalizuar në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan është stabile”, ka thënë Hajrullahu.

Në aksidentin i cili ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 13:20, ka vdekur një person, ndërsa 27 persona të tjerë janë të lënduar. Aksidenti është shkaktuar nga një kamion transportues, ku janë përfshirë disa vetura./21Media