Arrestohet menjëherë nga Policia

Arrestohet menjëherë nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjilan një person të dyshuar për shkak të veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore.

I dyshuari K.A. (1965) ka publikuar në Facebook një shkrim ku kërkon vullnetarë që janë prekur nga COVID-19, e të cilët dëshirojnë të përdorin një bari ‘me bazë bimore’, të cilin ai e prodhon pa pasur licencë për prodhim të një ilaçi të tillë.

Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik dhe Inspektorët Shëndetësorë ka kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi alkooli dhe mostra të barit.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.