Një person në Mitrovicë, shoqërohet në polici për falsifikim të dokumenteve

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, dhe objekti është mbyllur.
Ndërkaq dokumente janë sekuestruar deri në një vendim tjetër të prokurorit. /21Media