“Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit"

“Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se dje nuk është raportuar ndonjë rast i ri me koronavirus dhe lajmi më i mirë është se një person është shëruar dhe tash po trajtohet në shtëpi.

Haziri gjithashtu ka treguar se nga 27 rastet e prekura me koronavirus, 18 janë shëruar plotësisht.

“Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit. Respektoni masat. Ma mirë rriNshpi se me e kalu pandeminë n’burg!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 449, kurse, 79 janë  shëruar ndërsa 12 persona kanë humbur jetën. /21Media