Një qytetar nga Suhareka ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila ka thënë se S.K. i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka njoftuar Kuqi.

Ajo ka njoftuar se edhe 32 qytetarë tē Komunēs së Suharekës po e vazhdojnë betejen me këtë virus.

“Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën, bajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka porositur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi./21Media