Një person nga Tetova dyshohet se ka përdhunuar tri adoleshente

 

Tre gra nga një fshat i Tetovës në stacionin e policisë së Tetovës kanë denoncuar se një bashkëfshatar i tyre 43 vjeçar ka kryer sulm gjinor ndaj vajzave të tyre minorene.

Me urdhër të nëpunësve policorë është bërë kontrollimi i shtëpisë së 43 vjeçarit F.A ku janë zbuluar armë “Ekol Firat Magnum“, një kornizë me 13 plumba 9 mm, sëpatë, tre thika dhe gjësende të tjera, për të cilët dyshohet se mund të ndihmojnë në hetim.

I dyshuari është arrestuar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse./TV21

Back to top button