Një person theret me thikë në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lidhur me këtë rast, Ahmeti tha se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Back to top button