Policia sot informoi se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë dje u gjet i vdekur një person (mashkull kosovar).

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, informoi policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media