Një person u gjet pa shenja jete sot në në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili theksoi se ekipi mjekësor konfirmoi se një burrë është pa shenja jete.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.”, informoi Borovci për rtv21.tv

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen./21Media