Një person është lënduar mbrëmë në Ferizaj si pasojë e një grabitjeje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal në një lokal viktimës mashkull kosovar me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar.”, ka informuar policia.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.”, ka bërë të ditur policia./21Media