Një person dje ka vdekur në një nga marketet në Prishtinë. Policia njofton se , ai ka qenë duke blerë gjësende dhe ishte alivanosur.

Bëhet e ditur se është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur.

“Një mashkull kosovar derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë. /21Media