Sa herë i premtojmë vetes se nuk do ta teprojmë me ushqimin për të evituar shtimin në peshë, është e pamundur t’i rezistosh tundimit të ushqimeve të mira. Gjithsesi, një nisje e mirë e ditës është një lëng, i cili bën që stomakun ta kesh gjithmonë të lehtë dhe të ndihmon shumë për tretjen e ushqimit.

Për përgatitjen e këtij lëngu të shëndetshëm, freskues ju duhen këta përbërës:

1 tufë spinaq

1 banane

1 karotë

1 kos frutash sipas dëshirës,

2 kuba akull

3 lugë mjaltë.

Pasi të jenë larë dhe pastruar, spinaqi dhe karota hidhen në shtrydhëse dhe përzihen derisa të bëhen fare të imta. Më pas, shtohet akulli dhe mjalti. E gjithë masa përzihet mirë derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.