Duke mbajtur distancën u mblodhën para lagjes së tyre. Banorët e Kondovës prej muajsh nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre. Edhe pse jemi në kohë pandemie ata mbushin ujë nëpër vende tjera.

Një banor i kësaj lagjeje tha se kanë bërë kërkesë edhe te komuna edhe te Ujsjellësi, por deri tani akush nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të rregulluar hallin e ujit.

“Mbushim ujë me këto bidona, shikoni, shikoni nuk ka ujë. Kjo është shumë turp për këtë popull këtu me 60 shtëpi nuk kanë ujë aspak”, tha një banor i Kondovës.

“Kemi kërkuar, kemi qenë edhe tek komuna, kemi bërë kërkesë, kemi qenë edhe tek ujsjellësi nuk ka ujë. Ata thonë se duhet t’i ndërrojmë përçuesit e ujit por nuk e di tani duhet të zgjidhim këtë problem këtë problem duhet ta zgjidhë komuna dhe ujsjellësi”, tha një banor tjetër i Kondovës.

TV21 kërkoi përgjigjie edhe nga Komuna e Sarajit, ku nga atje thanë se janë të njoftuar me rastin dhe presin që Ujsjellësi dhe Kanalizimi të mund të sanojnë problemin.

Nga Ndërmarja e Ujsjellësit thanë se në këtë pjesë të fshatit Kondovë ka shumë kyçës ilegal dhe bëhet harxhimi i ujit pa kontroll, ndërsa premtuan se do të dalin në terren për të parë banorët që janë kyçur ilegal dhe pa paralajmërim në ujsjellës ku dhe ndikon në ndalimin dhe presionin e ujit, raporton TV21./21Media