Një pjesë e lagjes “Dardania” dhe “Lakrishte” mbesin pa ujë të pijshëm
10 Tetor 2020
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 80 në lagjen Dardania në Prishtinë. Për shkak të kësaj pa ujë të pijshëm që në orët e hershme të mëngjesit kanë mbetur një pjesë e lagjes “Dardania” dhe “Lakrishte”.
“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes Dardania dhe Lakrishte”, thuhet në komunikatë.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin ku ka dëmtime dhe po merren me sanimin. /21Media