Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë pa rrymë

 
Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa rrymë.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike(KEDS) ka njoftuar se ekipet janë në terren duke punuar që në kohën më të shpejt të rikthejnë furnizimin me energji elektrike.
“Dalja 10 kV – BL 1 që furnizohet nga nënstacioni Prishtina VI aktualisht është pa energji elektrike si pasojë e një avarie të shfaqur në linjën nëntokësore. Kjo dalje furnizon një pjesë të lagjes Dardania. Ekipet janë në terren duke punuar dhe po bëjnë çmos që në kohën më të shpejt të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, ka njoftuar KEDS në Facebook./21Media

Back to top button