Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Irkenc Hyka duket se ka gati këngën e tij që pritet ta publikojë së shpejti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videos, së publikuar në Instagram ku për fansat e tij ka bërë publike një pjesë të këngës.

“Je tu m’kerku po sje tu m’gjet!!! Së shpejti”, është mbishkrimi që këngëtari ia la videos.

https://www.instagram.com/p/CAJDFS6n8Du/


Ndryshe, “Gënjeshtër” titullohet kënga e fundit e Irkencit  të cilën e publikoi muajin e kaluar, vetëm në versionin audio. /21Media