Njoftim për qytetarët e Tetovës

Njoftim për qytetarët e Tetovës

Fatmir Rexhepi, zëdhënës në Sektorin për Punë të Brendshme, Tetovë, njoftoi se një pjestarë i Policisë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Gjithashtu edhe 20 pjestarëve të tjerë të Policisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë pasur kontakt direkt ose indirekt me policin në fjalë iu është kryer analizë epidemiologjike edhe janë izoluar në kushte shtëpiake.

Policët në fjalë janë zëvendësuar me kuadro të tjerë të SPB Tetovë.

Rexhepi, njoftoi poashtu të gjithë qytetarët e Tetovës që kanë nevojë për shërbime të ndryshme në SPB Tetovë, të njejtët t’i kryjenë me masa mbrojtëse, si maska dhe dorëza./TV21