Një nga emrat më të dashur të skenës, Ardian Bujupi paralajmëroi këngën e re. Përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale, artisti tregoi se po punon në projektin e ri, por duke mos specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Është koha për këngën e re”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

“Panorama” është projekti paraprak i tij që e solli në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj. Kënga numëron mbi 19 milionë klikime./21Media