Ditë më parë, këngëtari i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj njoftoi se po sjellë një album. Pastaj dha edhe një lajm të mirë për fansat se po sjellë edhe një këngë sikurse “Eskorta”, por në versionin mashkullor.

Ndërkaq sot njoftoi se ky videoprojekt po vjen në bashkëpunim me Granit Ismajlin dhe kënga titullohet “Lek i madh”.

“Kanga godet mashkujt e paedukate e te pakulture, femije apo te aferm te zyrtareve shteterore, biznesmeneve, trafikanteve dhe secilit te pasuruar paligjshem, qe na irritojne me idiotesine e tyre cdo dite.”, shkroi ai mes tjerash në Instagram.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për fansat e tij./21Media