Punëtori ishte në karantinë

Punëtori ishte në karantinë

KEDS ka njoftuar se një punëtor i kompanisë në Distrtiktin e Ferizajit është testuar me datën 14 prill dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai kishte një javë që ishte vënë në karantinë nga KEDS-i. Kjo kishte ndodhur pasi me 08 prill u shfaq rasti i parë në fshatin e tij.

Ne si kompani kemi reaguar menjëherë dhe e kemi dërguar punonjësin, por edhe ekipin e tij të ngushtë në karantinë, duke u bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rastet e tilla. Gjatë qëndrimit në vetkarantinë në shtëpi pikërisht më datën 15 prill kur doli rezultati i testimit, ai rezultoi pozitiv. Pasi e kuptuam rastin dje, menjëherë si KEDS kemi ndërmarrë masa në identifikimin e të gjitha kontakteve tjera që mund të ketë pasur punonjësi“, njoftoi tutje KEDS-i./21Media