Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, është viktima e radhës e Covid-19.

Fatmir Berisha, punëtor i KEK-ut ka humbur betejën me koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur KEK-u përmes rrjetit social Facebook, ku thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij është bërë sot rreth orës 17:00.

Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19”, thuhet në njoftim.