Një person gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:58 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës./21Media