Një punëtore e spitalit u dënua me burg dhe u pezullua nga puna për 18 muaj pasi që përdori kartën bankare të një pacienti të vdekur nga Covid për të blerë ëmbëlsira dhe pije të gazuara në spital vetëm 17 minuta pasi pacientja 83-vjeçare vdiq.

Ayesha Basharat, 23 vjeçare përdori kartën bankare të gruas për të bërë gjashtë blerje nga 1 funta në një makinë shitëse në Birmingham më 24 janar.

Asistentja e kujdesit shëndetësor më pas bëri një tjetër blerje atë mbrëmje para se të provonte përsëri kur u kthye në punë katër ditë më vonë. Më pas sipas policisë karta ishte anuluar, transmeton rtv21.tv.

Policia e West Midlands tha se Basharat u arrestua gjatë ndërrimit të saj dhe ishte ende në posedim të kartës së viktimës.

Basharat fillimisht pretendoi se e gjeti atë në dysheme dhe tha se e kishte ‘ngatërruar’ me kartën e saj kur paguante, ani pse ngjyrat ishin të ndryshme./21Media