Një punonjës shëndetësor vdiq nga COVID-19
30 Dhjetor 2020
Është ndarë nga jeta, punëtori i Urgjencës së Prishtinës, Fadil Bajrami.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashit, Bajrami vdiq si pasojë e Covid-19.
“Kolegu ynë Fadil Bajrami humbi betejën me Covid-19 në moshë të re. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U preht në paqe!”, ka shkruar Gashi.
Kolegu ynë Fadil Bajrami humbi betejën me Covid-19 në moshë të re.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve!
U preht në paqe!Posted by Bujar Gashi on Wednesday, December 30, 2020
Për vdekjen e Bajramit Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë shprehu ngushëllime për familjarët dhe kolegët e tij.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë punonjësve për vdekjen e kolegut tonë Fadil Bajrami! Shpirti i tij i bardhë të pushoj në paqe”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Mjekësisë Urgjente./21Media
Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të…
Posted by Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë on Wednesday, December 30, 2020