Një pyetje që duhet bërë patjeter
24 Qershor 2020
Poezi nga Xhevahir Spahiu
Mengjes. Mesite. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
shkoi edhe nje dite; unë pyes vetveten:
“dites c’i dhe e çfarë te dha?”
Një dite shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një peme, një gur ti ve;
nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u be!
Koha vrapon. Vrapon si lume;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bej unë:
“Dites c’i dhe e çfarë te dha ?”