Nujeen Mustafa realizoi njërën nga ëndrrat e saj

Nujeen Mustafa realizoi njërën nga ëndrrat e saj

Adoleshentja siriane Nujeen Mustafa, refugjate e cila kaloi rreth 5000 km me karrigen e saj të invalidëve nga vendlindja e saj Aleppo për në Evropë në vitin 2015, realizoi njërën nga ëndrrat e saj –takimin e saj me heronjtë e futbollit të Barcelonës.

Në klub vendosën për ta befasuar atë duke e dërguar Manu, shoferin e autobusit të Barçës, për ta marrë në Kolonjë dhe për ta kthyer në kryeqytetin katalanas ku yjet e klubit Lionel Messi dhe Andres Iniesta, në mesin e tjerëve, po prisnin për ta mirëpritur atë në Nou Camp./21Media