Një rrëfim ndryshe i infektologut Salih Ahmeti…

 

Dr.Ahmeti duke shpalosur anën emocionale të punës në pandemi, nuk i përmban lotët teksa flet për pacientë…

Edhe në këtë Ditë Ndërkombëtare të Punës, mbase është me vend të shquhet një kategori punonjësish: personeli mjekësor, që tash gati 14 muaj, është pranë pacientëve të infektuar me covid 19. Në ballë të kësaj beteje është edhe profesor doktor Salih Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive. Kësaj here nuk do të flasim për dimensionin mjekësor, por do të vëmë theksin tek ana emocionale e punës në pandemi. Doktor Salih Ahmeti nuk i përmban lotët, teksa flet për kolegun – mjek, që në çastet e fundit të jetës e ftoi ta falenderonte për kujdesin e veçantë. Rrëfen për Radiotelevizionin 21 edhe detaje të tjera që ngjallin emocion.(Teksti- Valmire Hoti, kamera-Sejdi Canolli)./21Media

Back to top button