Një ruse dhe një shqiptar arrestohen për vjedhje në Prishtinë
Të dyshuarit pas arrrestimit u liruan
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vjedhjen e një portofoli në Prishtinë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 15:30, në një lokal në “Sheshin Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
“Është raportuar se dy të dyshuarit një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24-orësh.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media