Në Prishtnë ka filluar edicioni i tretë i festivalit “Kosovo Theatre Showcase”.

Në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” sot ishte e ftuar koordinatorja e këtij festivali, Aurela Kadriu, e cila tregoi se pjesë e këtij festviali gjatë këtij edicioni është edhe një shfaqje nga Beogradi.

Aurela ka treguar temën që e trajton kjo dramë “Kjo dramë flet për konceptin  familjes tradicionale është një lloj i familjes te cilën e gjejmë në hapësirë te ish Jugosllavisë në hapësirë ballkanike po edhe një lloj i familjeve që e gjejmë në  vendet e pazhvilluar, flet  për pamundësinë  e prindërve kryesisht për t’i lënë fëmijët e lirë dhe nevojën e tyre për të qenë gjithmonë afër fëmijëve të vetë”.

Tutje, Aurela foli më shumë në lidhje rreth organizimit të këtij festivali në kohë pandemie.

“Kosovo Theatre Showcase”, ka filluar nga 27 tetori dhe do të zgjatë deri më 1 nëntor./21Media