Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dyshohet se sot rreth orës 10:20 në shtëpinë e tyre në Tiranë ka vrarë Kristina Bardhin, me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore dhe motrën e saj Zahneta Metanin.

Vrasja e dyfishtë, sipas policisë, ka ndodhur në shtëpinë, në të cilën kanë jetuar në lagjen “Astir” në Tiranë.

Në vendim e ngjarjes ka qenë drejtori i policisë Tiranës, Rebeni Jaupi, i cili ka thënë se është lëshuar urdhër arrest dhe ka apeluar që secili që ka informacione të lajmërojë policinë.

“Autori i vrasjes së dyfishtë është Perparim Ademi (59) nga Maqedonia Veriore. Ai gjuajti disa plumba nga një armë automatike, të cilën e la në vendin e ngjarjes dhe është arratisur. Forca të mëdha policie janë angazhuar për të zbuluar atë. Ne gjithashtu publikuam një foto të tij dhe i bëj thirrje kujtdo që mund të ndihmojë në gjetjen e tij”, ka apeluar Jaupi.

Ai ka shtuar se para disa vitesh Përparimi e ka ndërruar mbiemrin nga Tela në Ademi.

“Perparim Ademi ndryshoi mbiemrin që kishte deri atëherë, pra Tela. Ai e kreu vrasjen para fëmijëve të njërës prej motrave. Motivi fillestar është se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të një grindje me një nga motrat për vazhdimin e bashkimit martesor”, ka deklaruar Jaupi.

Ai ka potencuar se janë informuar të gjitha stacionet e policisë në vend, ndërsa është realizuar kontakt edhe me kolegët e Maqedonisë, raporton TV21./21Media