Një stuhi e fuqishme mori jetën e dhjetëra njerëzve

Afrika Jugore është goditur nga përmbytjet që kanë lënë dhjetëra të vdekur në të gjithë rajonin pas stuhisë tropikale Ana.
Madagaskari ka regjistruar të paktën 41 vdekje dhe 100,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në strehimore të improvizuara.
Në Malavi, të paktën 19 persona kanë vdekur. Vendi po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.
Mozambiku, po ashtu ka raportuar dhjetëra të vdekur. Por zyrtarët atje thonë se numri i vërtetë nuk dihet ende, me 20,000 të prekur nga përmbytjet, transmeton rtv21.tv.
Rreth 3,000 shtëpi në Mozambik janë shkatërruar pjesërisht dhe më shumë se 600 janë shkatërruar totalisht, vlerëson agjencia kombëtare e Mozambikut për fatkeqësitë.
Shirat e dendur dhe stuhitë kanë vazhduar të godasin disa rajone edhe pas kalimit të stuhisë, duke kontribuar në përmbytjet.
Rreth 44 kampe emergjence janë ngritur për t’u marrë me mijëra njerëz të zhvendosur dhe të lënduar./21Media

Back to top button