Albina Kelmendi dhe Taluant Bajraliu i kanë bashkuar forcat për projektin e tyre të ri muzikor.

Dyshja sollën së bashku këngën e titulluar “Një takim” të cilën e publikuan me vdieoklip, shkruan rtv21.tv

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Kreshnik Avdiu, kurse, për orkestrimin e kësaj kënge është kujdesur Ermal Krasniqi.

Kujtojmë se, ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes. Albina dhe Taulanti sollën së bashku edhe disa potpuri të këngëve për festat e fundvitit./21Media