Një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit goditi të martën një qytet në Kroaci.

Qendra Sizmiologjike Euromediterane tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se epiqendra ishte në qytetin Petrinja, 50 kilometra nga kryeqyteti i Kroacisë Zagreb.

Ende nuk ka informacione në lidhje me viktimat.

Të hënën një tërmet me madhësi 5.2 shkallë të Rihterit goditi Kroacinë qendrore, gjithashtu afër Petrinja./21Media